Aksident komunikacioni, humbin jetën dy persona në rrugën Strumicë-Radovish

Dy persona e kanë humbur jetën në fatkeqësinë e komunikacionit që ka ndodhur në mëngjes në orën 6 e 10 minuta në rrugën magjistrale Strumicë – Radovish mes fshtrave Vlladevc dhe Radiçevë.

Sipas informatave nga ndihma e parë në Strumicë, dy personat jetën e kanë humbur në vendin e ngjarjes. Edhe një person u lëndua më rëndë dhe është dërguar në sektorin kirurgjik në spital në Strumicë. Tani për tani nuk ka informata për të lënduar të tjerë.

Fatkeqësia sipas njohurive të para ka ndodhur gjatë përplasjes së drejtpërdrejtë të automobilit të tipit “pasat” me targa të Shtipit dhe një kamioni.

Organet hetuese duhet të konfirmojnë si ka ndodhur fatkeqësia.

LAMM informon se për shkak të fatkeqësisë, komunikacioni në rrugën Strumicë – Radovish është në ndërprerje në dy drejtimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button