Me fishekzjarre festohet zgjedhja e Thaçit si President i Kosovës

Në momentin kur u kuptua se Hashim Thaçi ka marrë votat e nevojshme në Parlament, me çka u shpall President i Republikës së Kosovës,në Prishtinë ka filluar festa, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) të shoqëruar nga anëtarët e Forumit Rinor dhe simpatizantë të kësaj partie shkuan te shtatorja e Zahir Pajazitit ku vendosën kurora me lule, për të vazhduar më vonë me festimet nëpër rrugët e Prishtinës.

Te selia e PDK-së, por edhe në ambiente të tjera filluan festimet e para me hedhjen e fishekzjarrëve, ndërsa festa e simpatizantëve dhe mbështetësve të presidentit të sapozgjedhur ka vazhduar me marshimin me automjete nëpër rrugët e kryeqytetit të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button