Zëvendëskryeministri Besimi dhe Ambasadorja e Francës Oer nënshkruan letër për bashkëpunim

Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Ambasadorja e Francës Lorens Oer dhe Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë,  Fatmir Besimi nënshkruan letër për bashkëpunim.

Me këtë letër do të përforcohet bashkëpunimi teknik e cila tani më ekziston mes dy vendeve, si mënyrë për përmirësimin e procesit reformues lidhur me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, njoftojnë nga Kabineti i Besimit.

Ky bashkëpunim përfshin praninë e ekspertit francez për Çështje Evropiane Bertrand Milet në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe mbështetjen bilaterale në harmonizimin e legjislacionit nacional me legjislacionin e Unionit, përforcimin e kapaciteteve institucionale, duke i kyçur ministritë përkatëse dhe menaxhimin e IPA fondeve nacionale dhe rajonale, me fokus të projekteve për vizibilitetin, infrastrukturë dhe ndërlidhjen për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor, njoftojnë nga Kabineti i Besimit.

Kjo mbështetje është e paraparë për Sekretariatin për Çështje Evropiane si institucion për koordinim në procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian, si dhe për ministritë përgjegjëse për politikat me ndikim më të fortë në normën e absorbimit të fondeve për ndihmën para-aderuese (transport të qëndrueshëm, mjedisin jetësor, bujqësi), njoftojnë nga Kabineti i Besimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button