Nga mesi i errësirës, në festë apo protestë!

Fushata e errët që po bëhet ditëve të fundit, lidhur me gjendjen aktuale në vend po krijon, mjegulli dhe po e acaron gjendjen edhe më shumë, po e futë vendin në një luftë civile. Inatet personale kanë shkuar shumë larg, etja për pushtet shokët e pushkës i bëri armiq, humben moralin dhe identitetin njeri, humben dhe njollosen luftën çlirimtare e cila ishte më e pasur se loti.

Opozita ka njoftuar një protestë të madhe gjersa pozita është përgatitur për të festuar zgjedhjen e Thaçit president, protestuesit dhe ata që do të festojnë do të takohen në sheshin Zahir Pajazit apo edhe të ai Ibrahim Rugova, sepse turmat e njerëzve do të jenë aq të gjata sa që edhe fundi ndoshta s’do ti shihet.

Po në rast së takohen mesë vetë, çfarë mund të ndodh ! , a do të jenë në gjendje ti kontrollojnë të gjithë, a do të kenë mundësi ti mbajnë nën kontroll, a e kanë menduar së në rast së protesta dhe pro festa dalin nga kontrolli, çfarë mund të ndodh, mund të ketë viktima në njerëz sa që buzëqeshja nga fytyra e Shqiptarëve nuk do të kthehet me shekuj.

Militantët e PDK-së do të festojnë po ata të LDK-së në protestë do të jenë sepse liderët e tyre i tradhtuan, shkelen mbi elektoratin dhe frymën Rugoviane vetëm e vetëm që të vinë në pushtet.

Përsëri do të ketë një skenar për president, siç ishte me Sejdiun, Pacollin, sepse z. Thaçi nuk do të mund ti bëjë numrat për president, ku serish do nevojitet zarfe.

Po çka po mendojnë këta njerëz kështu, a jeton kush në këtë vend, pas gjitha këtyre dështimeve, përsëri këqyrin mi shti popullin në luftë mes veti për një post, për të mos ju prishur rahatia në kolltukët e tyre. .

Bashkësia Ndërkombëtare po e përkrah këtë qeverisje, kështu siç është e zhytur në korrupsion dhe krim të organizuar, e cila po e shtyp popullin në dy mënyra, duke e përdorur aparatin e dhunës (policin) dhe plaçkitjen në mënyrë taksative, duke i shtrenjtuar gjithçka sikur të jetonim në Gjermani apo Zvicër.

Ambasadori Amerikan haptas e shpreh armiqësinë me partitë opozitare dhe thotë nëpër media së ne (unë dhe SHBA) nuk do ti përkrahim dhe bisedojmë me partitë që janë të dhunshme dhe të korruptuara mirëpo qetë pushkë për partitë në pushtet të cilat çdo individ i tyre është i zhytur në krim dhe korrupsion. Ambasadori për ta mbuluar deklaratën e vetë i përmend të korruptuarit, ama po harron ai së drek e dark bashkë po i ndan me ta, dhe duke i armiqësuar partitë pozitë opozitë me përkrahjen e tyre.

BE-ja na ka izoluar për shkak të krimit të organizuar dhe korrupsionit mirëpo atyre po ju konvenon ky sistem, së po i dëgjojnë në raport me Serbinë, çka të gatuhet ne Beograd dhe Bruksel këta po e hanë. Bashkësia ndërkombëtare duhet ti hapë sytë sa është herët, sepse mund të vije deri të me e keqja (të lufta civile), populli e ka kuptuar së nuk shkon me kështu, nuk mund të qeverisin njerëzit me të kaluar kriminale dhe të ju thotë mjaft me këtij sistemi komunist, po doni me hi në Europë dhe Europa nuk ka vend për një sistem të këtillë. Duhet edhe ambasadorëve të ju tregojmë së deri ku është vija e kuqe e jo të përzihen në punë të brendshme, ti të ja kalojnë kompetencat e veta, së Kosova është bërë vend ku gjithçka praktikohet dhe shitet.

A ka mbetur ndo një pikë shpresë për ketë popull, a do ketë pranverë të shendosh ndo një herë, sepse të vuajtur lindem dhe me vuajtje po shkojmë, për shkak të sistemeve anti demokratike!…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button