Orban: BE-ja i jep premtime Turqisë të cilat nuk mund ti përmbushë

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban tha se Bashkimi Evropian (BE) i ka dhënë premtime Turqisë të cilat nuk mund ti përmbushë, raporton Anadolu Agency (AA).

Orban në deklaratën e tij për gazetën Bild, në pyetjen nëse do të mbahet referendum në Hungari lidhur me shpërndarjen e refugjatëve në shtetet e BE-së, thotë se referendumi në fjalë do të bëhet për parandalimin e sjelljes së kuotave të obligueshme për marrjen e refugjatëve brenda BE-së.

Ai theksoi se nuk do të marrin një vendim të tillë pa informuar qytetarët dhe se kuotat në fjalë do ti ndryshojnë veçoritë karakteristike të shtetit të tyre dhe Evropës.

“BE-ja më 7 mars do të mbajë një samit special me Turqinë. Turqia është një ndër aleatët më të mira të Angela Merkelit në lidhje me refugjatët”, tha Orban. Pyetjes, nëse i besoni Ankarasë, Erdogan-it? ai u përgjigj: “Presidenti Erdogan është ndër miqtë e mi një kohë të gjatë. Marrëdhëniet tona me Turqinë janë të afërta dhe konfidenciale”, tha kryeministri hungarez.

Pavarësisht nga kjo Orban theksoi se BE-ja është duke vepruar si një lypës para Turqisë. “Lidhur me sigurinë e kufijve të cilat nuk mund ti mbrojmë ne, me anë të parave dhe premtimeve në një mënyrë modeste e lusim Erdoganin. Kjo nuk është politikë e mirë. Të ardhmen dhe sigurinë e Evropës e bëjmë të varur në favor të Turqisë”, nënvizoi Orban.

Ai duke mos besuar se refugjatët nga Turqia mund të ndahen brenda BE-së tha se “Brukseli i premton Turqisë, premtime të cilat nuk mund ti përmubshim ose nuk duam ti përmbushim”.

“Plani për shpërndarjen e qindra mijëra migrantëve nga Turqia në Evropë është ëndërr. Asnjë shtet i BE-së nuk dëshiron një gjë të tillë dhe nuk është në gjendje të zbatojë këtë. Nëse e miratoj këtë mund të më varrin në ndriçimin rrugor në Budapest”, tha ai.

Në pyetjen në lidhje me nxjerrjen Greqisë nga Marrëveshja Schengen e cila parashikon lëvizjen e lirë në Europë, Orban tha se: “Marrëveshjet këtu janë të hapura. Kush nuk mund të përmbushë përgjegjësitë e saj në lidhje me sigurimin e kufijve të jashtëm, duhet të marrë përgjegjësinë. Iu uroj fat grekëve por duhet të zbatohen ligjet dhe legjislacionet”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button