Bon Jovi koncert në Tiranë?

Grupi i njohur amerikan i rrokut duket se do të vijë në Tiranë. Pak minuta më parë është lajmëruar eventi që parashikon performancën e Bon Jovit në mbrëmjen e 14 marsit, ora 8. Vendi dhe data e zgjedhur janë shumë domethënëse sepse koncerti do të zhvillohet në stadiumin Qemal Stafa, një ditë para shembjes së tij. Kujtimet e të gjithë atyre që kanë qenë në Qemal Stafa do të finalizohen me një koncert rroku. “Siç e do tradita artistët më të mirë vijnë në Shqipëri për të festuar Ditën e Verës.

Këtë vit, Bashkia Tiranë në bashkëpunim me G.A Tirana Events, sjellin bandën e famshme Bon Jovi në Stadiumin Qemal Stafa, një natë para nisjes së shembjes së tij. Le të jetë kjo natë pra një festë muzike, si dhe një kujtim i bukur për vitet që na shoqëruan në këtë stadium. Sponsor: Bashkia Tiranë, Banka Kombëtare Tregtare, Digitalb, Vodafone, Classic Volkswagen, Peroni. Për biletat, informacioni del të hënën” shkruhet në përshkrimin e eventit të krijuar në facebook, Bon Jovi Live in Tirana. Megjithatë në faqen zyrtare të grupit nuk është bërë ende i ditur koncerti dhe as nga kryetari i Bashkisë. Presim konfirmim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button