Pasagjerët e pashpirt, gëzohen kur nga aeroplani largohet fëmija i sëmurë (Foto/Video)

Pasagjerët që po udhëtonin me një aeroplan për në Shtetet e Bashkuara, e kanë bërë të ndihet si është më keq një pasagjer shtatë vjeç, pasi ata kishin duartrokitur kur djaloshi së bashku me prindërit e tij u detyrua të largohet nga aeroplani para se të fluturonte, pasi kishte pësuar një sulm alergjie.

Shatë vjeçari Giovanni ishte duke u kthyer me prindërit e tij nga Belingema pranë kufirit me Kanadanë, ku kishin shkuar për të vizituar të afërmit, por pasi hyri në aeroplan pësoi skuqje të lëkurës në gjithë trupin, transmeton Telegrafi.

Siç është raportuar nga “Fox”, prindërit e tij kishin pyetur anëtarët e ekuipazhit nëse në aeroplan gjendet ndonjë kafshë, pasi që Giovanni është alergjik ndaj qenve, por stjuardesa i është përgjigjur duke i thënë se në çdo fluturim ka kafshë, dhe kështu u kishte kërkuar kësaj familje të zbresin nga aeroplani.

Pasi që fluturimi ishte shtyrë për disa minuta për shkak të këtij rasti, nga kabina e pasagjerëve janë dëgjuar “duartrokitje sarkastike dhe të pamëshirshme”, derisa Giovanni së bashku me prindërit zbriste nga aeroplani me ndihmën e stjuardesave.

Por djaloshit të pafat i është ndërprerë udhëtimi i shumëpritur, pasi që babai i tij vuan nga kanceri që është në një fazë të avancuar, dhe se udhëtimi familjar kishte për qëllim që ata të kalojnë së bashku kohën e mbetur. /Telegrafi/


 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button