Opozita përjashton mundësinë e dhunës në protestën e nesërme

Liderët opozitarë kanë folur për medie duke treguar orën e protestës nesër dhe kanë ftuar qytetarët.

Visar Ymeri ka thënë që nesër në ora 10:00 opozita do ta mbajë protestën e radhës për largimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, transmeton Koha.net.

“I thërrasim qytetarët të cilët janë kundër thellimit të kapjes së shtetit që ta ngrisim zërin e protestës”, ka thënë Ymeri.

Ndërsa Haradinaj ka thënë se paralajmërimet për rreziqe, përleshje e festë janë rrena dhe se i vetmi kuorum legjitim është populli.

“I vetmi kuorum legjitim që ka Kosova është populli”, ka thënë Haradinaj.

Kurse Lima ka thënë se të gjithë nesër duhet të jenë në protestë ngaqë duhet larguar ky regjim, që sipas tij, po i provon popullit durimin.

“Ju ftoj që të gjithë nesër në ora 10:00 të jeni në protestë për të larguar këtë regjim i cili po provon popullin se sa është i durueshëm dhe ne do të vazhdojmë të ju themi se ne jemi të vendosur të ju largojmë po aq sa ju i dëshironi karriget tuaja”, ka përfunduar Limaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button