Mourinho: Lampard e ka dominuar Premierligën

Jose Mourinho ka thënë se Frank Lampard ka qenë lojtari më i mirë i Premierligës për një dekadë.

Ish shefi i Chelsea dhe Inter, që është shumë i lidhur me një kalim tek Manchester United, ka folur për disa futbollistë të cilët i ka menaxhuar, duke e renditur anglezin si njërin ndër më të mirët.

“Tek Chelsea, në periudhën time të parë, Frank Lampard ka qenë ndoshta lojtari më i mirë i Premierligës për një dekadë”.

Lampard ka shënuar 177 gola në 609 paraqitje në Premierligë, duke fituar tre tituj, praa se të transferohej tek New York City FC më 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button