Maqedoni, autobusi përplaset me veturën, lëndohet shoferi dhe 10 persona

Dje rreth orës 16:10 në rrugën regjionale Manastir – Demir Hisar ka ndodhur fatkeqësi komunikacioni mes veturës “Mercedes” me targa nga Manastiri i drejtuar nga S.A (47) dhe autobusit nga Manastiri “Ford transit” me targa nga Manastir e drejtuar nga Z.D. (47) nga Manastiri, njofton Portalb.

Në fatkeqësinë, shofer i autobusit Z.D. ka marrë lëndime të rënda, për çka edhe është mbajtur për kurim në Klinikën e Manastirit.

Lëndime të lehta kanë marrë gjithashtu edhe 10 udhëtarë të autobusit, të cilët pas dhënies së ndihmës janë lëshuar për mjekim shtëpiak.

Nga ana e SPB-Manastir është kryer ekspertiza në vendin e ngjarjes. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button