Komiteti i Helsinkit: Gjykata Kushtetuese instrument i pushtetit

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë, ashpër ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndryshime në ligjin për amnisti, që me këtë të fundit kryetari i shtetit të ketë të drejtë t’i amnistojë të dënuarit për mashtrime zgjedhore, njofton Portalb.

Sipas Komitetit të Helsinkit, ky vendim paraqet paralajmërim për atë se në seancën e fundit do të shfuqizohet ligji me të cilën do të lirohen personat që kanë bërë krime zgjedhore.

“Vendimi i këtillë ligjor është simptomatik, veçmas kur kjo iniciativë është sjellë në fillim të shkurtit 2016, menjëherë pas hapjes së rastit të Prokurorisë Speciale për parregullsitë zgjedhore “Titanik”, në të cilin janë të dyshuar ish ministrat, Mile Janakievski dhe Gordana Jankullovska, kryetari i Komunës së Pustecit Edmond Temelko dhe persona tjerë, të afërt me pushtetin. Veprimi i shpejtë i Gjykatës Kushtetuese për këtë rast është shembull i vetëm që nëpërmjet një iniciative në mënyrë mjaft transparente e zbulon rolin e tij, si instrument për mbrojtjen e interesave partiake dhe të koalicionit qeveritar”, shtojnë nga Komiteti i Helsinkit, transmeton Portalb.

Nga atje shtojnë se nuk janë të habitur që Qeveria dhe Kuvendi i Maqedonisë, kanë dhënë mendim se vendimi i tillë është në pajtueshmëri me Kushtetutën, edhe pse siç shtojnë nga Komiteti i Helsinkit, partia e tanishme në pushtet, ka qenë ajo që në vitin 2009 e ka sjellë ligjin për mosamnistimin e personave të dënuar për krime zgjedhore, siç thonë ata, për t’ia përkufizuar ingerencat kryetarit të atëhershëm të Maqedonisë.

“Për këto arsye, bëjmë thirrje deri te Gjykata Kushtetuese që të ngritet mbi interesat individuale dhe partiake dhe të sjellë vendim me të cilin do ta përcaktojë jo-kushtetutshmërinë për ligjin aktual të amnistisë”, shtojnë nga Komiteti i Helsinkit. /Portalb

LEXO: Gjykata Kushtetuese pranoi që presidenti mund t’i amnistojë mashtruesit zgjedhor

LEXO: Protestë kundër Gjykatës Kushtetuese, kërkohet dorëheqja e gjykatësve (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button