Spirkoski arbitri i derbit shqiptar Shkupi – Renova

Të dielën do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 20-të, ndërsa nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), tani më janë bërë publike se cilët arbitra do të ndajnë drejtësinë në pesë përballjet.

Në derbin shqiptarë ku do të takohen Shkupi dhe Renova nga FFM është deleguar për të ndarë drejtësinë Goran Spirkoski nga Prilepi, ndërsa në ndeshjen që Shkëndija do ta luajë si mysafire ndaj Bregallnicës, drejtësinë do ta ndajë Stevçe Shulevski nga Ohri, të cilit do ti ndihmojnë Tomçe Çagorovski dhe Zllate Llozanovski nga Manastiri.

Në duelin Vardari – Turnova do të referojë Dimitar Meçkarovski, ndërsa në duelin Mlladost – Sileks drejtësinë do ta ndajë shkupjani Aleksandar Stavrev dhe në duelin e fundit gjyqtar kryesor i ndeshjes Metalurgu – Rabotniçki është tetovari Faton Mustafi.

Të shtunën do të fillojë sezoni pranveror edhe për Ligën e Dytë, kur me fillim në orën 14-të skuadrat luajnë ndeshjet e xhiros së 15-të.

Në këtë ligë takohen Teteksi – Pelisteri ku do të referojë Stojançe Stojanov, “Skopje” – Makedonija GjP drejtësinë do e ndaj kumanovari Nderim Tefiku , Euromilk – Kozhuv që do të drejtohet nga Zoranço Temelkov nga Kavadari, Lubanci- Vëllazërimi do të referohet nga Jovan Kaçevski dhe Pobeda – KF Gostivari arbitër kryesor është Marjan Gocevski nga Strumica. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button