Dëshmi të pamjaftueshme për identifikimin e sulmeve në Köln

Shumica e njerëzve që sulmuan seksualisht femrat në Köln të Gjermanisë në prag të Vitit të Ri, nuk mund të kapen tha shefi i policisë së qytetit.

Juergen Mathies tha për BBC, se nuk ka pamje të mjaftueshme nga CCTV,  për të identifikuar krimet seksuale, përcjellë Klan Kosova.

Detektivët kanë identifikuar 75 të dyshuar të cilët shumica prej tyre janë nga Afrikae e Veriut që hynë në Gjermani në mënyrë ilegale për të kërkuar azil.

Ndërkaq në lidhje me këtë rast sipas autoriteteve lokale bëhet e ditur që më shumë se 500 ankesa penale janë paraqitur në polici, 40% prej tyre duke pretenduar për sulme seksuale, përcjellë Klan Kosova.

‘’Video-ja e CCTV, nuk ëshë e mjaftueshme për të identifikuar në mënyrë të qartë sulmet seksuale. Ne mund të shohim disa vjedhje dhe asgjë më tepër. Ne jemi duke u mbështetur në deklaratat e dëshmitarëve dhe viktimave për identifikimin e sulmuesve të tyre’’ tha z.Juergen, përcjellë Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button