Ymeri e Kurti bashkë me 1 mijë persona e kaluan natën në tenda

Mbi 1 mijë persona e kanë kaluar natën në tendat e vendosura në dy sheshet e kryeqytetit nga partitë opozitare.

Keshtu ka thënë per Klan Kosova aktivisti i Vetëvendosjes Valdrin Ahmeti.

Sipas tij gjithçka ka shkuar në rregull si dhe nuk pasur asnjë problem gjatë gjithe natës.

Ahmeti ka njoftuar se edhe gjendja shëndetësore e te gjithe protestuesve është e mirë dhe se asnjë nga ta nuk ka pasur nevojë për ndihmën e mjekëve.

Poashtu sipas Ahmetit edhe qytetarët i janë përgjigjur thirrjeve të Vetëvendosje që të sjellin ushqim e batanie për protestuesit.

Ai bëri të ditur se në mesin e këtyre të fundit natën në tenda e kanë kaluar edhe Visar Ymeri e Albin Kurti derisa për krerët e dy partive tjera opozitare Ahmeti ka thënë se nuk i ka parë.

Aktivisti i Vetëvendosjes ka potencuar se qëndrimi i tyre në sheshe do të jetë deri më 7 mars kohë kjo deri kur parashihet zgjedhja e presidentit., njofton Klan  Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button