Ali Ahmeti: Nëse nuk ka zgjidhje deri ora 24 vendi eskalon në krizë të paparashikueshme

Idetë janë në tavolinë, të gjindet zgjidhja më e mirë. Por, njëherit të gjitha forcat politike në vend llogarisin që Maqedonisë nuk i duhen asnjë konfrontim me komunitetin ndërkombëtarë. Kështu është shprehur lideri i BDI-së Ali Ahmeti para takimit me eurodeputetët, Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Riçard Houit, raporton Portalb.

Ahmeti thotë se BDI nuk do të bëjë asnjë veprim që konteston çfarëdo zgjidhje, por jemi në koordinim dhe veprim të përhershëm që zgjidhja që do të bëhet për të gjitha palët.

“Analizohet se si mund ta parandalojmë thellimin dhe eskalimin e krizës. Nëse ne nuk kemi zgjidhje deri në orën 24 vendi eskalon në një krizë të paparashikueshme. Ne nuk duam që kjo të ndodh. Ne të gjitha energjitë i kemi vënë që të arrihet një pajtueshmëri”, u shpreh Ahmeti.

Në pyetjen e gazetarëve se si nuk e parashikuan një situatë të këtillë kur e votuan 24 prillin si datë për zgjedhje, Ahmeti me përgjigje:

“Është temë analitike që u takon tryezave të analistave, kur është nënshkruar kjo datë asnjë palë nuk ka pasur dilemë. Unë nuk dua të bëj rolin e analistit dhe të tregojë sa sabotazha të brendshme ka pasur dhe kush e ka sabotu. Tani po bëhen veprime për zgjidhje dhe jo për të kërkuar fajtor se cilët janë fajtorët që na sollën deri në këtë gjendje”./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button