Nishani, kërkesë Kushtetueses: Të shfuqizohet ligji i pronave

Presidenti Bujar Nishani kërkon nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin dhe pezullimin e zbatimit të ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Duke e vlerësuar ligjin si të papajtueshëm me Kushtetutën, Nishani vlerëson: “Zbatimi i këtij ligji mund të sjellë pasoja, që prekin jo vetëm interesat e individëve, por edhe interesat shtetërorë dhe kombëtare, për sa kohë cenohen rëndë parime të rëndësishme të sanksionuara në Kushtetutë dhe në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.

Presidenti arsyeton se ndërhyrja e shtetit përmes këtij ligji nuk është proporcionale, por përkundrazi është arbitrare dhe cenon rëndë standardet e Konventës dhe të Kushtetutës.

“Duke cenuar drejtpërdrejt të drejtat e pronarëve dhe subjektet e tjera që janë në pritje prej vitesh të trajtimit të kërkesës së tyre për kthim/kompensimin e pronës”, thuhet në kërkesë, shkruan shekulli.

Kuvendi rrëzoi në fund të janarit me 71 vota kundër dekretin e Nishanit për ligjin e pronave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button