Dëmtohen pronat publike në Gostivar (FOTO)

“Ditëve të fundit, vërehet dëmtimi i qëllimshëm i Këndit të Lojërave tek Parku i madh i qytetit, stacionet pritëse të autobusëve si dhe disa pajisje të tjera urbane brenda qytetit të Gostivarit”, njoftojnë nga Komuna e Gostivarit.

Komuna e Gostivarit, siç shkruhet në kumtesë, ka arritur deri te informatat dhe identiteti i personave që shkaktojnë qëllimshëm pajisjet tek Këndi i Lojërave tek Parku i madh i qytetit.

“Dorasit paraqiten disa të rinj të cilët rezultojnë të jenë të motivuar politikisht nga një subjekt politik opozitar. Për shkak se rasti është denoncuar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe për shkak se hetimi vazhdon, nuk do të përmendet identiteti i këtyre personave”, shtojnë nga Komuna e Gostivarit.

2

 

3

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button