Gazetarët bllokohen të ndjekin seancën gjyqësore “Lagjja e Trimave”

Tanimë ka filluar seanca gjyqësore për të akuzuarit e rastit “Lagjja e Trimave” në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Për ta ndjekur rastin në fjalë ka pasur interes të madh nga të gjitha mediat, raporton Portalb.

Gazetari i Portalbit, raporton se gazetarët nuk kanë qenë të lejuar që të prezantojnë në seancën e sotme gjyqësore, sepse sipas Gjykatës, nuk ka vend për të gjithë gazetarët. Arsyeja është se salla ku po mbahet seanca është e vogël, ndërkaq salla e madhe në Gjykatën Supreme është duke u rinovuar. Për këtë, nga Gjykata kanë njoftuar se do të lejohen maksimum vetëm 7 gazetarë, ndërkaq gazetarët në shenjë proteste e kanë refuzuar këtë të fundit duke mos prezantuar asnjëri.

Në seancë prezantojnë përfaqësues nga OSBE-së dhe Ambasadës së Kosovës.

Gazetari i Portalbit në terren, raporton se të gjithë gazetarët janë duke pritur që pas mbarimit të seancës të dalin me deklarata avokatët e palës mbrojtëse.

Përndryshe, sipas aktakuzës 29 persona akuzohen për terrorizëm dhe prishjen e rendit kushtetues të Maqedonisë. Seanca e fundit u mbajt më 11 shkurt.

seancën e fundit, avokatët e palës mbrojtëse për rastin “Lagjja e Trimave –Kumanovë”, janë zotuar se edhe shkencërisht do ta dëshmojnë se është i pabazë kualifikimi si vepër terroriste dhe organizim terrorist nga ana e Prokurorisë Publike për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë. Ndërsa të akuzuarit kanë kërkuar drejtësi dhe kanë hedhur dyshime të reja të cilat do t’i japin kahje të duhur rastit drejt zbardhjes. /Portalb

LEXO: Rasti i Kumanovës, të akuzuarit zbardhin detaje të reja

LEXO:  Ja gjithçka që ndodhi gjatë gjykimit të rastit “Kumanova”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button