Kurti: Polici, gjyqësi e Qeveri, hallka të “Zajednicës”

Deputeti i Vetëvendosjes dhe themeluesi i saj, Albin Kurti, tha para trupit gjykues në Prishtinë se për bindjeve të tij “edhe policia, edhe gjyqësia, edhe policia edhe Qeveria janë hallkë e ‘Zajednicës’ së Serbisë në Kosovë. Këto mund të mos jenë të njohura për këtë zinxhir, mirëpo janë të njohura për neve që na kanë lidhur me këtë zinxhir”.

Albulena Haxhiu tha se nuk kishte çfarë t’i shtonte asaj që tha Albin Kurti. “Besoj që mjaftueshëm tha deputeti Albin Kurti”.

Nga gjykatorja KTV raporton se avokatët e deputetëve, që janë sjellë aty me akuza për përdorim të armës, vepra që lidhen me gjuajtjen e gazit lotsjellës në Kuvend, kanë parashtruar kundërshtimin e tyre me shkrim, por edhe vetë të akuzuarit, duke hedhur poshtë fajësinë që u ngarkohet.

Në gjykatë, përveç Albin Kurtit janë edhe deputetët opozitarë Faton Topalli, Donika Kadaj Bujupi, Albulena Haxhiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button