Lojtari i tregon kartonin e kuq arbitrit, ndëshkohet vetë (Video)

Ndodh që një skuadër të humbasë ndeshjen për një penallti në minutën e 89 dhe ta mbyllë atë me 7 lojtarë. Një situatë e tillë u pa në kampionatin turk, në sfidën mes Gallatasarajit dhe Trabzonsporit, e zhvilluar në “Turk Telekom Arena” të Stambollit, me skuadrën e Gallatasarajit që e mbylli këtë sfidë me rezultatin 2-1 në favorin e saj, njofton TCH.

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë të ndeshjes, e cila nisi me avantazhin 1-0 për Trabzonsporin. Arbitri Bitnel fillimisht përjashtoi nga fusha Hurmaxhi, duke i treguar kartonin e dytë të verdhë që u kthye në të kuq. Lojtari tjetër i Trabzonsporit që u bë viktimë e një kartoni të tillë ishte Demir, pas barazimit të Podolskit.

Situata u ashpërsua akoma më shumë në minutën e 86. Arbitri akordoi 11-metërsh për Galltasarajin, ndërkohë që Cavanda u ndëshkua me kartonin e kuq, i treti për Trabzonsporin. Në këtë moment Dursun humbi krejtësisht qetësinë dhe vendosi të ndëshkojë arbitrin me karton të kuq, pasi përfitoi nga momenti kur ai ra në tokë.

Bitnel nuk e priti mirë këtë veprim të Dursunit dhe e përjashtoi edhe atë nga fusha e lojës. Rezultati? Selxhuk Inan shënoi nga pika e bardhë pas 5 minutash ndërprerjeje të lojës dhe Gallatasaraji mori 3 pikët, ndërsa Trabzonspori e la fushën me 7 futbollistë. Nëse do të kishte dhe një karton të kuq tjetër, ndeshja do të ishte ndërprerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button