KE e konfirmoi vlerësimin, partitë të përkushtohen për mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, e konfirmoi vlerësimin e bashkësisë ndërkombëtare që mbrëmë e bëri të ditur ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Xhes Bejli, se akoma nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 24 prill.

“Vlerësimi tregoi se në këtë fazë, kushtet e nevojshme për organizimin e  zgjedhjeve të besueshme më 24 prill, nuk janë siguruar, edhe pse është arritur përparim i caktuar. Në atë kontekst, konsiderojmë se nevojitet përpjekje serioze nga të gjitha palët  e prekura, për t’i siguruar kushtet e duhura për një proces të besueshëm zgjedhor, ku të gjithë qytetarët lirshëm do të marrin pjesë në zgjedhje. Për atë shkak u bëjmë thirrje partive politike që të mbeten të përkushtuara dhe të punojnë në drejtim të sigurimit të kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme, sa më shpejtë që është e mundur”, tha Kocijançiç.

LEXO: Kocijançiq: Vanhojte është ndërmjetësues, qëndrimet e BE-së i prezanton Orav

LEXO: SHBA dhe BE: Nuk ka kushte për zgjedhje më 24 prill (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button