12 milion euro për lidhje energjetike Maqedoni – Shqipëri

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka siguruar 12 milion euro për ndërtimin e largpërçuesit të parë të energjisë elektrike ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, transmeton Telegrafi.

Kjo u bë e ditur sot në Samitin për Investime në Ballkanin perëndimor, ndërkaq BERZH tashmë ka miratuar kredinë prej 37 milion euro për agjendën e cila do të nxitë integrimin rajonal të tregut të energjetikës në Ballkanin perëndimor.

Ky largpërçues do të përmirësoj sigurinë e furnizimit dhe stabilitetin e sistemit të energjisë elektrike të të dy vendeve.

Projekti është pjesë e iniciativës së BE-së për vendosjen e korridorit të lartëpërçuesit lindje – perëndim ndërmjet Bullgarisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të zi dhe Italisë, përfshirë edhe kabllon nënujore nga Mali i zi deri në Itali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button