Përpjekjet për armëpushim në Siri, ditë prove pas dakordësisë mes SHBA-së dhe Rusisë

Dita e sotme sjell një tjetër përpjekje për vendosjen e të paktën një armëpushimi të përkohshëm në Siri. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia po përpiqen të bindin palët kundërshtare se duhet të ulin armët e të pranojnë propozimin e pushimzjarrit, njofton TCH.

Të dielën, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry njoftoi arritjen e një marrëveshjeje provizore me Moskën e cila mund ta “ngrirjë” konfliktin brenda disa ditësh. Ai komunikoi përmes telefonit me homologun rus Sergei Lavrov me të cilin, sipas raporteve në media, ka rënë dakord mbi kushtet e pushimzjarrit. Detaje të planit ende nuk ka.

Por, edhe pse bisedimet sërish u fokusuan tek ndalimi i luftimeve, dhuna përgjatë ditës së dielë njohu një përshkallëzim të ndjeshëm në Siri, përmes një vale sulmesh me bomba të marra përsipër nga Shteti Islamik. Shpërthimet në Damask vranë 83 persona, 59 të tjerë vdiqën nga dy autobomba në qytetin gjysmë të rrënuar të Homsit.

I dërguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, i dënoi me forcë episodet e dhunës. Më herët gjatë muajit ai i pezulloi bisedimet e paqes me shpresën se do të rifillonin këtë javë, por të premten deklaroi se një afat i tillë nuk dukej më aq realist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button