Humb jetën një person në një fatkeqësi komunikacioni në Prilep

Një person e humbi jetën në një fatkeqësi komunikacioni e cila ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës tre në rrugën “Aleksandar Ilieski” në Prilep. Jetën e humbi 39-vjeçari Rubinço Dimoski nga Prilepi.

Sipas prokurores publike, Mirjana Ilieska, automjeti i markës “folksvagen polo” nga shkaqe të panjohura deri më tani ka goditur një konstruksion metali për duhan. Bashkëshoferi i automjetit, Rubinço Dimoski, nga goditja ka marrë të prera në qafë dhe ka derdhur sasi të madhe gjaku. Ka vdekur rrugës për në spital. Shoferi nuk ka qenë i lënduar.

Prokurori publik urdhëroi autopsi që të përcaktohen shkaqet për vdekjen e 39 vjeçarit Dimoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button