Pritet vlerësimi i ambasadorëve, katër liderët në takim urgjent

Takimi mes liderëve në të cilin do të marin pjesë drejtuesit e katër partive më të mëdha, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH filloi në orën 15 tek “Klubi i dputetëve”.

Takimi i paraprin publikimit të vlerësimit nëse ekzistojnë kushte për mbajtjene zgjedheve më 24 prill, që duhet ta bëjnë ambasadorët e SHBA dhe BE, Jess Baily dhe Aivo Orav, në orët e pasdites. Vlerësimi duhej të publikohet në ora 14:30, por për shkak të takimit mes liderëve u shtye për dy orë më vonë, gjegjësisht për në orën 16:30. Në takimin e katër drejtuesvë politikë pritet të prezantohet vlerësimi i BE-së dhe SHBA-së, për çka janë bërë spekulime se dy ambasadorët do të rekomandojnë shtyrjen e datës së zgjedhjeve për shkak të mungesës së përgatitjeve të mirëfillta për zhvillimin e procesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button