Policia godet protestuesit që po protestojnë kundër vendimit të Erion Veliajt

Aktivistët e shoqërisë civile që dolën në protestë kundër vendimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të ndërtuar brenda parkut të Liqenit Artificial, u dhunuan nga policia.

Lapsi.al po sjell ekskluzivisht një video në të cilën shihet se si një efektiv i policisë qëllon me shuplakë në fytyrë një grua, e kap me forcë për flokësh dhe tenton ta rrëzojë. Është një situatë sa kaotike aq edhe skandaloze që nxjerr në pah paaftësinë e policisë për të menaxhuar një protestë të shoqërisë civile kundër betonizimit të parkut të liqenit.

Në fillim të javës protestuesit e rrëzuan rrethimin e zonës ku është parashikuar ndërtimi, por protesta e tyre nuk u shoqërua me konfrontime me policinë. Forcat e rendit e mbikqyrën situatën, pa ndërhyrë për t’u përplasur.

Sot, pas deklaratës së Erion Veliajt se ai nuk do të ndalet në projektin e tij edhe pse ka akuza për korrupsion edhe pse qytetarët janë ngritur në protestë, policia reagoi dhunshëm, transmeton Lapsi.al.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button