Dimovski: KSHZ në seancë publike të thotë deri kur mund të pastrohet lista e zgjedhësve

VMRO DPMNE sot i bëri thirrje KSHZ-së që urgjentisht të mbaj seancë publike në të cilën do t’i pastroj të gjitha dilemat për atë se sa kohë nevojitet për kryqëzimin e të dhënave për listën e zgjedhësve dhe kontrollin eventual në terren.

Deputeti dhe anëtari i Komitetit ekzekutiv të VMRO DPMNE-së Ilija Dimovski thotë se vetëm në këtë mënyrë do të pastrohen të gjitha dilemat që janë paraqitur në opinion nëse ka kohë të mjaftueshme për këtë proces.

“Sipas vlerësimit tonë, madje edhe në punohet në mënyrë shumë të ngadalshme, kryqëzimin e të dhënave KSHZ mund ta përfundoj për 14 ditë. Sipas kushtetutës dhe ligjeve, KSHZ duhet të filloj me punë pasi Kuvendi të shpërndahet. Kur në mënyrë intensive duhet të përgatiten punët, është e palejueshme ky komision të jep pauza të fundjavave. E dimë se edhe sot nuk punojnë, por shpresojmë që deri në fund të ditës do t’i zgjidhin këto dilema” deklaroi Dimovski në konferencën e sotme për shtyp.

Sipas tij, LSDM përmes anëtarëve të vet bën obstruksion ndaj punës së KSHZ dhe pastrimit të listave zgjedhore ndërsa për ekspertët e Komisionit më të rëndësishme janë obligimet private sesa ato shtetërore.

Në pyetjen e gazetarëve nëse mund të ketë shtyrje të datës së zgjedhjeve dhe çfarë nëse raporti i ndërkombëtarëve është negativ, Dimovski tha se nuk ka asnjë moment serioz që tregon se lista zgjedhore s’mund të pastrohet në kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button