Turqi, roja bregdetare shpëton 199 migrantë në Detin Egje

Ekipet e rojës bregdetare të Turisë në Detin Egje të enjten dhe të premten kanë shpëtuar 199 migrantë, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç theksohet në faqen e Shtabin e Përgjithshëm të Turqisë, 143 migrantë në afërsi të Muglas, janë shpëtuar të enjten, ndërsa 56 janë shpëtuar të premten në afërsi të Izmirit.

Migrantët me origjinë nga Siria, Iraku, Afganistani dhe shumë vende tjera përmes Turqisë me anë të rrugës detare në mënyrë ilegale tentojnë të udhëtojnë në ishujt grekë, e më pas të shkojnë në ndonjë prej vendeve evropiane.

Sipas të dhënave të mëparshme nga selia e OKB-së në Gjenevë, në të cilën folën edhe përfaqësues të UNICEF-it nga shtatori, konkretisht nga periudha kur u mbyt djaloshi Aylan Kurdi e deri më sot, në Detin Egje mesatarisht në dit mbyten nga dy fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button