Godet Qosja: Sikur nga Serbia kemi nevojë të çlirohemi nga Mustafa e Thaçi

Rexhep Qosja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit lidhur me protestën e 17 shkurtit të organizuar nga Opozita në të cilën morrën pjesë mijëra qytetarë.

“Kryeministri i Kosovës dhe zëvendësi i tij, për më keq, e fyen fort opozitën dhe i fyen fort gjithë pjesëmarrësit në protestë. Kryeministri i Kosovës dhe zëvendësi i tij na fyen sot të gjithë ne. Provokimi dhe fyerja e tyre përmbanin një arrogancë primitive pushtetore. Provokimi dhe fyerja e tyre përmbanin nënçmim për opozitën dhe për protestuesit: nënçmim për sjelljen e tyre paqësore dhe nënçmim për guximin e tyre të “humbur” në atë sjellje paqësore!”- shkruan Rexhep Qosja.

Qosja e quajti edhe të jashtëligjshëm pushtetin aktual që prej kur Gjykata Kushtetuese dha vendimin e saj lidhur me marrëveshjen.

“Duke mos u larguar vullnetshëm prej pushtetit pas shkeljes së Kushtetutës, qeveria e sotme e Kosovës po ushtron pushtet të paligjshëm. E pushteti i paligjshëm, siç dihet e siç thuhet në të gjitha vendet demokratike të botës, quhet pushtet i dhunës. E, kur një qeveri e mban pushtetin paligjshëm, domethënë dhunshëm, kur një pushtet është pushtet i paligjshëm, atëherë, është e ligjshme që ai pushtet të largohet prej pushtetit me lëvizje demokratike popullore. Kosova është çliruar prej pushtimit të Serbisë. Kosova duhet të çlirohet sot edhe prej pushtimit të paligjshëm të Qeverisë së sotme. “

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button