Friedrich Ebert Foundation: Maqedonia goditet nga varfëria

Shumë familje në Maqedoni, përveç urisë që është mysafire e përhershme, do të kenë edhe një problem më tepër: të ftohtin.
Kriza e rëndë e varfërisë në Maqedoni më së shumti po rëndon familjet sociale, të cilët në kushte minimale kalojnë jetën e tyre duke arritur që t’i sigurojnë vetëm gjërat elementare të jetesës.
Dallimi i madh mes të varfërve dhe të pasurve në rrogat e tyre, dallimi gjinor në punë sa i përket marrjes së rrogave, kushtet minimale në vendet e punës, bëjnë vendin, sipas analistëve, që të mos ketë drejtësi sociale.

Papunësia e madhe ndikon edhe në shpërnguljen e të rinjve nga vendi, kështu tregojnë hulumtimet e fondacionit Friedrich Ebert Foundation. Milan Zhivkoviq, nga ky fondacion, thotë se rrugëdalja e vetme nga kjo gjendje, është përpilimi i një strategjie të përgjithshme ku do të përfshihej drejtësia sociale në çdo sferë.

“Papunësia te të rinjtë në krahasim me papunësinë e të moshuarve është tre herë më e madhe. Dhe nëse marrim të shohim se sa familje ka në Maqedoni që jetojnë në varfëri, atëherë nuk mund të lavdërohemi me atë se kemi të drejta sociale në Republikën e Maqedonisë”, thotë Zhivkoviq.

Kryetari i sindikatave të hekurudhave të Maqedonisë thotë se në vend punëtorët nuk respektohen në tregun i punës.

“Në kohët e sotme në Maqedoni punëtori gjendet në pozitë vërtet të vështirë ekonomike. Që do të thotë në kushte të papunësisë së madhe ai numër i vogël i njerëzve të cilët punojnë, me rrogë mezi po mbërrijnë deri në mes të muajit, e mos të flasim për një muaj të tërë”, tha Marjan Ristevski, kryetar i Sindikatës së Hekurudhave.
Ndërkaq, anëtarja e Platformës Kundër Varfërisë, Biljana Dukovska, thotë se varfëria në Maqedoni çdo ditë e më tepër po zmadhohet.

“Njerëzit nuk besojnë. Ata nuk besojnë se ka drejtësi, nuk besojnë se vendet e punës gjinden pa lidhje. Ata nuk besojnë se puna fitohet pa librezë partiake. Një qytetar në Maqedoni mbijeton prej sot deri nesër”, thotë Dukovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button