Fondacioni Dauti shënoi 5 vjetorin e themelimit të saj

Fondacioni Dauti ka organizuar një manifestim me rastin e 5 vjetorit të themelimit si dhe ndarjes së bursave për vitin shkollor dhe akademik 2015/2016, raporton Portalb.

Manifestimi u mbajt në Metropolis Arena (Panairin e Shkupit) para një publiku të gjerë dhe shumë të pranishmëve u dha raport për punën 5 vjeçare të këtij fondacioni, si dhe u bë ndarja e bursave për nxënësit dhe studentët me sukses të dalluar.

Fondacioni Dauti në këtë jubile u transformua në Fondacionin Albiz. Themeluesi i Fondacionit Dauti, Xhemail Dauti gjatë fjalimit tij prezantoi ndryshime të mëdha brenda fondacionit i cili tha se do të bazohen mbi principet e legalitetit dhe lojalitetit.

“Me ndryshimet e reja do ti japim një vizion më të gjerë këtij fondacioni sepse të gjithë së bashku jemi më të fuqishëm. Me  ndryshimet statutare që i kemi bërë, themelues të fondacionit nuk janë vetëm pronarët e kompanisë Dauti Komerc, por janë të gjithë donatorët. Në një organizimi korporativ më të gjerë do të kemi më shumë mundësi ti realizojmë idetë filantropike dhe prej këtij momenti emri Fondacioni Dauti shkon në histori dhe fondacioni transformohet në Fondacioni Albiz tha Xhemail Dauti.

Në këtë manifestin fjalë rasti patën edhe ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari dhe ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka të cilët e përshëndetën këtë eveniment. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button