Arrihet marrëveshja BE – Britani e Madhe

Pas bisedimeve në mes të BE-së dhe Britanisë së Madhe në një samit dyditor është arritur marrëveshja në mes të dy palëve.

Këtë gjë e konfirmoi Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk, i cili njoftoi se të premtën është arritur marrëveshja, duke e mbajtur kështu Britaninë e Madhe në bllokun e vendeve evropiane, transmeton Klan Kosova.

Sipas Tusk, kjo marrëveshje ka mbështetjen unanime të të gjithë anëtarve të Bashkimit Evropian. Gjithashtu pas kësaj marrëveshje, Londra fiton një status special në BE.

Kjo marrëveshje është për një periudhë shtatë vjeçare dhe do të përfshijë ndryshimin e traktateve të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button