‘Titanik’, “Gjykata mban krahun e të dyshuarve”

“Gjykata mori anë”. Këto janë komentet pas vendimit të djeshëm të Këshillit penal i cili refuzoi ankesat e PSP-së për paraburgimin e të dyshuarve në rastin “Titanik”. Sipas të gjitha kritereve dhe përvojës të deritanishme në gjyqësor, paraburgim për të dyshuarit duhej të ketë, thotë avokati Zvonko Davidoviq. Për të, vendimi i Gjykatës është e paligjshme, pasi për herë të parë ngelin të lirë të dyshuar për vepra të këtilla të rënda penale.

“Në rastin “Kalldrëmi” ishin, nëse më kujtohet mirë, 68 të akuzuar dhe të gjithë morën paraburgim. Në lëndën “Syri i gjarprit” të gjithë morën paraburgim. Në rastin “Fallanga” ishin 16 dhe të gjithë morën paraburgim. Do të thotë mos t’i përmendim lëndët me radhë, nuk kishte lëndë ku nuk kishte propozim për shqiptimin e masës për paraburgim, mos ti marrin të gjithë në paraburgim”, deklaroi Zvonko Davidoviq, avokat, transmeton Alsat M.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button