Fisher: Zgjedhjet më 24 prill janë pjesa më e rëndësishme e marrëveshjes politike

­Kryetari Grupit të partive popullore evropiane dhe të demokristianëve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aksel Fisher sot përmes një deklarata me shkrim e mbështeti mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni më 24 prill, konform marrëveshjes së Përzhinos.

Sipas tij, është evidente se marrëveshja politike nga qershori/korriku me të cilin u tejkaluar kriza politike në Maqedoni vitin e kaluar është implementuar në besim të mirë dhe se zgjedhjet janë pjesa e fundit dhe më e rëndësishme e tyre.

“Apeloj deri te të gjitha partitë në Maqedoni që mos t’i bojkotojnë zgjedhjet për shkaqe të ngushta partiake. Kërkoj nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, e cila kryesohet nga opozita konform marrëveshjes së qershorit/korrikut që t’i bëjnë të gjitha përgatitjet për zgjedhje kredibile. Askush nuk guxon ta pengojë këtë proces të rëndësishëm. Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës do të sistemojë mision të sajin për vëzhgim të zgjedhjeve më 24 prill. Shpreosj se të gjitha partitë politike do të marrin pjesë në këto zgjedhje, me çka do të përshpejtohen procesi eurointegrues i Maqedonisë dhe qytetarët e saj”, thotë Fisheri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button