Sulmi i Shkëndijës përforcohet me nigerianin Ebong

Eyo Kufre Ebong është futbollisti më i ri i Shkëndijës. Drejtuesit kanë gjetur akordin me 20-të vjeçarin nga Nigeria, i cili vjen si përforcim të madh për sulmin ‘kuqezi’. Bëhet fjalë për futbollistë të talentuar, anëtar i përfaqësueseve U 21 dhe U 23 të Nigerisë, i cili përveç si sulmues klasik, mund të luajë edhe në të dy krahët e fazës ofenzive.

Ai vjen në Shkëndijë në formë huazimi nga rradhët e Akva United të Nigerisë, më opsion që në fund të sezonit të firmosë kontratë permanente. Me këtë lëvizje, Shkëndija kompleton planin e përforcimeve për gjysmëstinorin pranveror, pasi ardhja e Kufre Ebong plotëson repartin e sulmit.

Nigeriani pritet t’i bashkohet Shkëndijës pas kompletimit të dokumentacionit, kur edhe do të bëhet prezantimi i tij në fanellën ‘kuqezi’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button