Maqedon – Kosovë vetëm me letërnjoftim: KPJ jep dritë jeshile

Komisioni për politikë të jashtme (KPJ) i Kuvendit të Maqedonisë votoi propozim ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës për kushtet e udhëtimit të shtetasve të të dyja vendeve vetëm me letërnjoftime, njofton Alsat M.

Edhe pse kishte debat, ratifikimin e kësaj marrëveshjeje e përkrahën edhe VMRO-DPMNE dhe LSDM. Madje nga partia në pushtet rikujtuan opinionin se propozues të këtij propozim-ligji janë pikërisht ata, kurse nga LSDM gjatë këtij debati thanë se përkrahin çdo bashkëpunim rajonal, përfshi këtu edhe lëvizjen me letërnjoftime me Kosovën, por porositën BDI-në që këtë marrëveshje mos ta përvetësojnë, pasi ajo njëzëri u përkrah nga të gjitha partitë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button