Dy persona nga Resnja ilegalisht kanë shitur alkool dhe pike energjike në Prilep

Drejtoria doganore zbuloi shitje ilegale të alkoolit dhe pijeve energjike në Prilep, të cilën e kanë realizuar dy persona nga Resnja.

Inspektorët e Drejtorisë Doganore pas informatës së marrë për shitje ilegale të pijeve alkoolike dhe energjike në rajonin e qytetit Prilep dhe zbatim të masave mbikëqyrje teknike, janë locuar personat V.M. dhe D.M. nga Resnja të cilët e kanë realizuar shitjen e lokacioneve në Prilep. Më datën 17 të këtij muaji dy personat janë zënë dhe ndalur në kasin rrugor Resnjë – Manastir dhe me urdhër nga gjykatësi në procedurë paraprake është kryer bastisje në një shtëpi dhe hapësira të tjera në Resnjë.
Gjatë bastisjes janë gjetur 480 copë nga 0,25 ml. pije energjike Red Bull, 25 shishe nga 0,5 litra  konjak Skënderbeu, 25 shishe nga 0,5 litra uzo Korça, 7,5 litra vaj ulliri, 2 shishe liker Mente nga 0,5 litra, mbi 70 ilaçe të ndryshme veterinare (100 dhe 200 ml), 27 pajisje gazi dhe 2 resho me gaz, etiketa për konjak Skënderbeu, insekticide, djrgës për zjarr dhe të tjera.
Dogana ka konfirmuar se malli i konfiskuar pa dokumente adekuate dhe se e njejta është lëshuar në qarkullim të lirë pa u paguar tatimet doganore dhe të tjera, në pajtueshmëri me ligjin. Malli është marrë, ndërsa pas përfundimit të hetimit dhe kompletimit të tërësishëm të rastit, Drejtoria Doganore kundër kryerësve do të parashtrojë kallëzim adekuat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button