Kosovë: Kryetari i Kuvendit dënon me largim nga seanca 9 deputetë të opozitës

Pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, Kryetari i Kuvendit, në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullorës së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 19 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Shqipe Pantina, Salih Salihu, Mytaher Haskuka, Visa Ymeri, Aida Dërguti, Albin Kurti, Enver Hoti, Fisnik Ismajli dhe Faton Topalli të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare më 19 shkurt 2016 për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button