Suedi, shpërthim i fuqishëm godet Asociacionin kulturor turk në Stokholm

Media lokale suedeze informojnë se një shpërthim i fuqishëm ka goditur Asociacionin kulturor turk në Stokholm, raporton Anadolu Agency.

E përditshmja suedeze Aftonbladet shkruan se të gjitha dritaret e ndërtesës ishin thyer.

Lidhur me shpërthimin policia ishte njoftuar në ora 21:35 minuta sipas kohës lokale, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kishin shkuar disa vetura të ndihmës së shpejtë dhe ekipe zjarrfikësish.

Nuk janë raportuar dëmtime në njerëz, ndërkohë policia po heton shpërthimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button