Ademi: Multikulturalizmi është shtyllë që mbështetet shoqëria jonë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, së bashku me ambasadorin e Holandës Viliem Vouter Plomp dhe shefi i Misionit të OSBE-së Nina Suomalainen, mbajtën pres konferencë ku njoftuan për aktivitetet vijuese që kanë të bëjnë me fondin “ Ndërtojmë ura”.

“Disa herë kam potencuar se multikulturalizmi është një nga shtyllat në të cilën mbështetet shoqëria jonë. Të jetohet në një shtet ku shumë kombësi funksionojnë, punojnë, krijojnë së bashku është sukses për ne si individ, por edhe për gjithë vendin. Pikërisht për këtë fondi “ Ndërtojmë ura” i cili është projekt i përbashkët i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ambasadës së Mbretërisë së Holandës, Qeverive të Zvicrës dhe Irlandës dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, arrin rezultate aq të mira sa që bëhet edhe më i kapshëm”, theksoi Ademi .

Ademi apeloi deri te të gjitha shkollat që të aplikojnë për grantet të cilat i ndanë fondi.

“Ministri theksoi se mund të aplikojnë shkollat të cilat tani më kanë shfrytëzuar këtë mundësi, mirëpo edhe shkollat të cilat për ndonjë arsye të caktuar më parë ishin refuzuar. Grantet të cilat i ndanë fondi janë në vlerë deri në 1500 euro, ato janë grante të ashtuquajtura “ grante të shpejta” dhe “ grantet të rregullta” në vlerë prej 7 000 euro, grante për të cilat mund të aplikohet tre herë në vit. Afati i parë i aplikimit është më 1 mars”, shtoi Ademi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button