UT e shënoi 21 vjetorin e fillimit të ligjëratave të para

Me një sërë aktivitetesh, Universiteti Shtetëror i Tetovës e shënoi 21 vjetorin e fillimit të ligjëratave të para. Me këtë rast, drejtuesit e UT-së, të udhëhequr nga Rektori, Vullnet Ameti e vizituan familjen e dëshmorit të arsimit shqip, Abdylselam Emini, si dhe familjen e profesorit të ndjerë Afet Sherifi. Gjatë ditës, rektori i UT-së, Vullnet Ameti bashkë me stafin akademik, atë administrativ, si dhe studentët kanë bërë homazhe tek busti i dëshmorit Abdilselam Emini dhe tek varri i themeluesit dhe Rektorit të parë historik të Universitetit të Tetovës, Fadil Sulejmani.

Aktiviteti qendror për shënimin e 21 vjetorit të ligjëratave të para dhe 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës u mbajt në sallën e Fakultetit të Arteve, ku të pranishmëve me fjalë rasti ju drejtua rektori i UT-së, Vullnet Ameti.

Ai tha se vendimi për themelimin e Universitetit të Tetovës më 17 dhjetor 1994 ishte një hap historik i sjellë nga strukturat më vizionare të inteligjencies shqiptare në Maqedoni, me objektiva të qarta për zgjidhjen e përhershme të  çështjes së  arsimit sipëror në gjuhën shqipe.

“Në rrugëtimin e tij 21 vjeçar, Universiteti i Tetovës ka shënuar të arritura të konsiderueshme në fushën arsimore, shkencore dhe kulturore, përkundër problemeve të shumta, me të cilat u ballafaqua nga viti 1994-2004 nga qeveria e atëhershme dhe nga strukturat e pushtetit, të cilat në të shumtën e rasteve patën një qëndrim antidemokratik dhe ngulfatës për arsimin në gjuhën shqipe dhe për perspektivën e shoqërisë shqiptare në këtë shtet. Universiteti ynë, gjatë dy dekadave e ka realizuar misionin e tij arsimor, i ka përmbushur synimet e tij dhe sot është shndërruar në  universitet modern, me ndikim në shoqërinë e vendit dhe konkurrues me institucionet tjera të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë dhe rajon”, tha rektori Vullnet Ameti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button