Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë dënon ashpër sulmin terrorist në Ankara

Pas sulmit të ndodhur në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, ka reaguar edhe Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë (TSK), raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim TSK thotë se: ”Rreth orës 18:31 minuta më 17 shkurt 2016 në Ankara ka ndodhur një shpërthim ndërkohë që një mjet i shërbimit ushtarak po priste në semaforin në rrugën ‘Merasim’ e cila lidh bulevardin ‘İnönü’ me rrugën ‘Dikmen’”.

Në deklaratën e publikuar në ueb faqen e institucionit thuhet gjithashtu: ”Dënojmë ashpër këtë sulm të poshtër. Kërkojmë nga Allahu mëshirë për personelin i cili ka humbur jetën, durim për të afërmit dhe iu shprehim ngushëllimet të gjithë popullit turk, si dhe ju urojmë shërim të shpejtë kolegëve të plagosur”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button