Fotomontazh dhe teori e konspiracionit

Зоран Заев најави, а Јанева денес наст_ - http___kurir.mk_video_katitsa-jane 11

[Recension: Zoran Zaev paralajmëroi, kuese Janeva sot u paraqit me konferencë politike për shtyp]

Тeksti është i njanshëm dhe më tepër komenton se sa që prezanton informata. Ndërsa faktet të cilat i prezanton pjesërisht janë përdorur për të bërë spin dhe për ta njollosur profesionalizmin e prokurores publike dhe ekipit të saj. I shkruar në këtë mënyrë, artikulli paraqet një fotografi krejtësisht të shtrembëruar para publikut. Përndryshe, ky publikim gjendet në një kategori krejtësisht joadekuate (video), edhe pse në të nuk ka përmbajtje audiovizuale.

Зоран Заев најави а Јанева денес настапи со политичка прес конференција Kurir.mkLinku deri te artikulli origjinal: Zoran Zaev paralajmëroi, kuese Janeva sot u paraqit me konferencë politike për shtyp

Data dhe koha e publikimit: 12.02. 2016,12:21

Data e recensionit: 14.12.2015

Recensues: Dimitar Tanurov

FOTOGRAFI E SHTREMBËRUAR

Jo vetëm titulli, por edhe kreu i tekstit paralajmëron se artikulli më tepër do të komentojë, se sa që do të prezantojë fakte dhe informata edhe pse nuk bëhet fjalë për kolumnë ose koment. Fjalia e parë, e cila njëkohësisht është edhe nëntitull, është komentuese dhe në të, kalimthi, përmendet se për çka ka qenë konferenca për shtyp:

“Konferencë politike dhe përplot me anshmëri mbajti sot prokurorja speciale publike, Katica Janeva, ku e paralajmëroi aksionin e parë nën emrin “Titanik”, për, siç tha ajo, vepra që lidhen me zgjedhjet.”

Menjëherë pas kësaj radhiten kualifikimet për paraqitjen e prokurores speciale:

“Në një paraqitje të pasigurt që rrallë shihet, që nuk i ngjan organit të hetuesisë, Janeva nuk arriti ta lexojë në mënyrë të saktë as atë që e kishte të shkruar…“

Теksti shumë më tepër i ngjan prezantimit të një teorie konspiracioni në formë të blogut, se sa transmetimit të informatave për këtë ngjarje. Në artikull aludohet se konferenca për shtyp e PSP-së është përpjekje të shpëtohet autoriteti i liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, pas intervistës në “Sitel”. Bëhet përpjekje, duke i prezantuar deklaratat e Janevës dhe të Zaevit, të diskreditohet prokurorja speciale publike, duke e prezantuar atë se anon politikisht dhe se është person partiak, që interesat partiake i vëndon mbi ato profesionale.

FSHEHJA E TË DHËNAVE

Që të përforcohet përshtypja e tillë, si ilustrim i tekstit (edhe atë në dy vende) është përdorur fotomontazh i posterit të filmit “Titanik”, ku janë paraqitur fytyrat e Zaevit dhe të Janevës, si dhe shenja e LSDM-së.

Tek në fund të tekstit, duke e kritikuar raportimin e një medieje tjetër, zbulohet se PSP-ja ka bërë kërkesë për hetim për një person të dyshuar për parregullsi ligjore. Në asnjë pjesë të artikullit nuk tregohet se bëhet fjalë për tetë persona të dyshuar, e as që përmenden funksionet që i kanë ushtruar ata. Shkaku për këtë fshehje arsyetohet me parimin e supozimit të pafajësisë, gjegjësisht se çdo njeri është i pafajshëm deri sa të dëshmohet e kundërta.

Teksti i konceptuar në këtë mënyrë, duke fshehur të dhëna dhe duke komentuar informata të paverifikuara, e dezinformon publikun. Në të qartë dallohet qëllimi të rënohet kredibiliteti i PSP-së dhe i njeriut të parë të këtij institucioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button