Russia Today transmeton direkt protestën e opozitës

Televizioni rus me ndikim në botë “Russia Today” ka filluar transmetimin e drejtpërdrejt të protestës së opozitës në Kosovë.

RT është duke transmetuar në disa gjuhë të botës. Derisa në versionin gjermanisht, RT shkruan se “Tetë vjet nga pavarësia e Kosovës: Demonstrata të mëdha të opozitës për rrëzimin e Qeverisë”, transmeton Republika.info.

Sipas RT-së, më 09 janar opozita kosovare ka mbledhur mbi 50 mijë qytetarë të protestën e tyre kundër Qeverisë. Çuditërisht, edhe në protestën e shkuar është vërejtur një interesim shumë i madh i medieve ruse dhe serbe në protestat e opozitës.

Rusia që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës ka bllokuar qindra shtete që të marrin vendimin e njohjes, derisa është munduar që të prish imazhin e shtetit të Kosovës në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button