Krasniqi: Protesta e sotme kundër mashtruesve të kombit dhe atdheut

Me të dalë në skenë Jakup Krasniqi, janë dëgjuar brohoritje nga turma duke bërtitur “UÇK UÇK”.

Në fjalimin e tij para protestuesve, Krasniqi ka thënë se janë duke protestuar për ta mbrojtur Republikën e pavarur dhe demokratike të shpallur më 17 shkurt 2008. Ai ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës.

“Ky nuk ishte vullneti ynë, ky tubim i qytetarëve të Kosovës ishte i domosdoshëm Jemi duke protestuar për të mbrojtur republikën e pavarur dhe demokratike të shpallur me 17 shkurt 2008.

Republikën po e mbrojmë nga qeveritarët tanë, të cilët në vend që të mbrojnë sovranitetin ata po ia falin Serbisë, armikut tonë shekullor. Sot po e mbrojmë republikën nga ata që po humbin sovranitetin me marrëveshjet e Brukselit, demarkacionin e ata që shkelën vendimin e Gjykatës Kushtetues.

Ne po protestojmë kundër njerëzve të padijshëm” ,ka thënë Krasniqi para protestuesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button