Zgjedhjet, “Most”: Filluan presionet ndaj administratës

Në 4 Komuna të punësuarit në administratë kanë marrë instruksione që të formojnë lista me votues të VMRO-DPMNE-së, akt ky që është shkelje e nenit 160 nga Kodi penal, shkelje të lirisë së përcaktimit të zgjedhësve. Në tre Komuna është shënuar presion ndaj administratës që të jenë nëpër mitingje partiake. Janë shënuar gjithashtu edhe 3 raste të anketimit të penzionerëve nga VMRO-DPMNE, me ç’rast në një nga rastet vërehet një listë e penzionerëve me logo të Ministrisë për punë dhe politikë sociale.

Këto janë të dhëna nga raporti i projektit “Udhërrëfyes për zgjedhje fer dhe të lira”. Projekt ky që realizohet nga OJQ Most, Asociacioni i Iniciativave Demokratike- Gostivar, Qendra për Analiza Ekonomike, Ambasada e parë botërore “Megjashi” dhe Qendra Kulturore Rinore –Manastir, transmeton Portalb.

“Inkurajojmë qytetarët të paraqesin çdo lloj presioni, frikësimi ose kërcënimi në numrin telefonik falas 080 080 080 të OJQ Most, dhe në linjën tjetër telefonike falas të Avokatit të Popullit, 0800 54321, e cila është e aktivizuar si pjesë e bashkëpunimit në kuadër të njëjtit projekt”, thonë vëzhguesit.

“Most” ka identifikuar se përfaqësuesit e të gjithë partive në Qeveri për realizimin e zgjedhjeve nuk respektojnë principin e ndarjes së shtetit nga partia.

Nga aty kujtojnë se edhe pse seancat e KSHZ-së janë publike, KSHZ vazhdon praktikën që të mbajë seanca edhe pa praninë e mediave dhe publikut./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button