UEJL i përgjigjet letrës së profesorëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës

Në vend të sqarimit: Misioni ynë i përbashkët është më i madh se çfarëdo hatërmbetje individuale 

(Përkitazi me reagimin e një grupi profesorësh të drejtësisë të UP dhe kolegjeve private nga Prishtina, drejtuar rektorit të UEJL, Prof. Dr. Zamir Dika)

LEXO: Profesorët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, letër të hapur rektorit të UEJL-së

Letrën e plotë mund ta lexoni më poshtë:

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), i themeluar këtu e 15 vite më parë, është prurja më dinamike e cilësisë së mësimdhënies dhe promovimit të diversitetit gjuhësor e kulturor, ide kjo e mbështetur fuqishëm edhe nga  një sens i lartë yni dhe menaxhimit bashkëkohor. Por, gjithsesi krejt kjo u jetësua nëpërmjet investimit prej më shumë se 35 milionë euro donacion i vendeve të Bashkimit Evropian, vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, OSBE-se dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të krijuar një infrastrukturë fizike moderne, por edhe për të përkrahur aktivisht krijimin dhe zhvillimin e resurseve njerëzore me këmbim të dyanshëm me universitetet ndërkombëtarë nga vendet donatore.

Gjatë gjithë kësaj kohe, UEJL, arriti me sukses të krijojë infrastrukturën akademike, me programe të përgatitura me komisione të përbashkëta të profesorëve vendorë dhe ndërkombëtarë. Në këtë fazë, duke u rritur në çdo vit me staf dhe studentë, u instaluan përvoja të reja në teknologjitë e mësimit dhe administrimit akademik, të gjitha këto duke ndjekur dinamikën e reformimit të arsimit të lartë evropian drejt krijimit të instrumenteve për transparencë ndërkombëtare të dijeve dhe kompetencave të arritura. Prandaj, UEJL asnjëherë nuk do ta harrojë kontributin që ka dhënë dhe vazhdon ta japë Universiteti i Prishtinës përmes kuadrove të tij, me të cilin universitet edhe sot e kësaj dite sa vjen e thellohet bashkëpunimi i ndërsjellë. Pra, UEJL vazhdon të jetë model i arsimit të lartë në Maqedoni dhe rajon, kurse Universiteti i Prishtinës ishte një arsye më shumë që të vazhdojmë me këmbëngulje të realizojmë misionin tonë, duke bërë që edhe tregu ta njohë vlerën e të diplomuarve tanë.

UEJL dhe i gjithë stafi akademik i janë shumë mirënjohës kontributit dhe kujdesit të vazhdueshëm të kolegëve nga Universiteti i Prishtinës dhe vlera e tyre matet me trashëgiminë e pasur akademike që lanë prapa. Në UEJL, sot ka docentë dhe profesorë në fushat ku ata kanë vepruar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në mënyrë aktive në kahe të reja drejt standardeve të matshme ndërkombëtare.

Sot, të gjithë jemi dëshmitarë se, për fat të keq, legjislacioni në Republikën e Maqedonisë nuk lejon angazhimin e kuadrit mësimdhënës në studimet deridplomike dhe pasdiplomike pas moshës 67 vjeç dhe kjo është arsyeja kryesore pse një pjesë e kolegëve nuk kanë më angazhim direkt në UEJL. Mirënjohja më e madhe për kuadrin që ka kontribuuar dhe që ende vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e Fakultetit të Drejtësisë në UEJL vjen nga të diplomuarit, që sot njihen si profesionistë të denjë, duke ecur suksesshëm në karrierën e tyre. Për të gjitha këto të arritura, Bordi i Universitetit në shenjë mirënjohjeje, në çdo përvjetor të Universitetit ka falënderuar publikisht stafin e angazhuar (Prof. Zejnulla Grudën, prof. Kurtesh Saliun, prof. Asllan Bilallin, etj.).

Me këtë rast, edhe njëherë i falënderojmë profesorët e nderuar për gjithçka që kanë bërë për rritën e këtij Universiteti, veçmas për Fakultetin e Drejtësisë, duke konfirmuar se Universiteti ynë do të vazhdojë të jetë i hapur për të mirëpritur çdo sugjerim që do të ndihmonte zhvillimin e UEJL-së.

Dhe, në fund, të nderuar profesorë, ju sigurojmë se Fakulteti i Drejtësisë i UEJL po rritet çdo ditë, duke krijuar  gjenerata të reja të pajisur me dije, shkathtësi dhe kompetenca që tejkalojnë hapësirat e ngushta të Ballkanit Perëndimor.

 

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Ti Zamir Dika mos mendo se ne studentet nuk i shohim krimet qe i bejsh ndaj nesh. I ke largu profat shqiptar te kosoves i ke zevendsu me aleksandar dashtevskin nji budall i gruevskit qe dite e nat e lavdron kryekriminelin gruevski neper televizija, mos je ti o Zamir Dika pjell e VMRO. Skishte faj i ndjeri rektori Fadil Sulejmani qe e quante HASHKALI. Gazetart le te shkojn te shtunave ne ora 3 ne kampusin e uejl ne shkup te mosti ne katin e dyt dhe kan me e pa dashtevskin se si mban msim atje.

    1. Turp te ju vjen, madje e quani veten akademik e merreni me keshtu gjestesh femijesh. Por mbi te gjitha edhe jurista, a nuk e din ata se pas penzionimit nuk kane te drejte te mbajne mesim?? Madje Zamiri i ka mbajt deri vjet, duke paguajtur denime te majme inspektoratit te arsimit. Parashtroj pyetjen, perse keto profesor qe kaq shume kane per interes studenin, nuk derguan leter te hapur vjet ose para disa viteve?? Perse keto profesor, kur shifnin ae si Asllan Bilalli tallej me studentet e mire, nuk u organizuan ti thuan mjafte? Kur Asllan Bilalli dhe grupa e tij kishin standarde te dyfishta, i benin me diploma kriminelat nderkaq sheronin komplekset ndaj studenteve te mire? Ku ishi ju ‘ te nderuar ‘ pseudoakademik? Tani meqe nuk eshte Asllan Bilalli u banet mjeti i ti i hakmarrjes. Turp.Madje habitem ky cfar Hajredin Kuci pse eshte nenshkruar, ai ka mbi 10 vite qe ma nuk ligjeron aty. Ju keni qene dhe vazhdoni deri ne frymen e fundit te jeni nje grup i organizuar kriminelash qe uzurponi tempullin te dijes dhe lirine akademike. Nuk lejuat depertimin e stafit te ri dhe stafit qe premton nje te ardhme akademike dhe shkencore. Ky grupi i juaj,bash ju te ‘nderuar’ dhe qe ju mungon nenshkrimi edhe 2-3 te tjereve shkateruat USHT, doni te gjunjezoni UEJL dhe ja keni mesy ta shkateroni ende pa e filluar universitetit Nene Tereza. Me habiten fakti se si ka mundur Zamiri ta mbaj deri tash Asllan Bilalli dhe grupen e tij. Dhe jam ne pritje te shof ndricimin e serishem te ketij universiteti pas pastrimit te kesaj garde injorantesh. Kane mbetur edhe disa aty, bash ato kane qene nismetaret e shkaterimit te grupit civil ne master, nder te cilet kandidate qe u larguan isha edhe une.

  2. Ti Nila para se ti qujsh profesorat tan te nderum kriminela duhet ti dijsh faktet qi fliten brenda ne uejl se krimineli ma i madh aty eshte ai budalla dens farrington qe i merr ne vjet aq pare sa mund te marrin 40 profesore ose 70 student ne vjet, ket gja ja mundson zamir dika te cilin ai farringtoni e beri rektor pa i plotsu kushtet. po bandes kriminele do ti vjen finishi shpejt… krejt evidencat kan me dal ne mejdan… sa e ka rrogen zamir dika sa e ka rrogen denns farrington sa e ka rrogen xhevar memeti sa e ka rrogen ajo budallica heder hensaw. pse kampusi ne shkup u hap dy her ku shkun paret, kush i murr paret per reklamat ene shum gjana tjera mos u merzit

    1. Beki, ajo qe e thua ti nuk ka kurrfar lidhje me letren ne fjale. Nese dikush eshte kryetar bordi, dhe merr nje rroge te caktuar, nuk e ndryshon ligjin per angazhim ne universitet, apo jo? Pra, edhe sikur Farrington te merr me shume ose me pak, ligji i njejte vlen: ata qe jane per pesnion, le te shkojne ne pension. Ketu besoj pajtohemi se s’kemi shume hapesire per manovra, apo jo? 🙂

      Ky problem me duket zaptim i mesimdhenies ne arsimin e larte, dhe kjo ne s’na ben te reagojme: te njejtet profesor’ ligjerojne kudo ne universtitetet shqiptare, duke mos u lejuar kuadrove te reja te nisin karrieren ne asnje nga keto institucione. Kuadrot e reja shihen me sy te keq (konkurrence qe ua ndal te ardhurat financiare te “urteve” te nenshkruar ne kete leter), dhe bllokohen si ne UEJL, si ne UShT, si ne UP – meqe “klani” ne fjale “mbulon” territor te gjere.

      Une nuk dij te kete konkurrence te mirefillte ne asnje aspekt ku keta te “urte” operojne, si nga aspekti i angazhimit neper lende, si ate me perzgjedhjen dhe drejtimin e asistenteve, si ne pjesemarrje konferenca shkencore, etj.

      Rregullshmeria e disa prej te “urteve” ka qene historikisht problematike, me raste skandaloze ku ka pasur profesor qe nuk ka ardhur ne ligjerata gjate tere semestrit (!!), dhe ku asistenti eshte dashur t’i mbuloje ligjeratat. Kjo tolerohet vetem te ne. Angazhimi ne me shume universitete eshte praktike vetem te ne. Botimi i librave (ne menyre pothuajse serike) pa recensime dhe kualitetin e duhur lejohen vetem te ne (meqe ra fjala, studentet mandej duhet me patjeter t’i blejne EKSKLUZIVISHT vetem keto libra!). Jorastesisht jemi ketu ku jemi ne nivelin e arsimit.

      Per ate, kete lloj profesoresh (me gjithe rrespektin per perjatshimet, normalisht), e vetmja gje qe u ka mbetur eshte pjesa e senioritetit. Pa kompnentet tjera per nje profesor te mirefillte, bota nuk bazohet ne moshe.

  3. Ti Beki, meqe e din sa paska marr Zamir Dika e tjeret, atehere me siguri e din edhe keto profesoret kosovar sa kane marre, edhe vazhdojn disa te marrin, edhe ate me 2-3 te ardhme ne muaj?? Krijuan monopol financiar, e tash nenshkruajne letra femijerore, edhe ate jo per interesin tone si student, por vetem per interesin e tyre material. A ke pyet, po keto profesor pse ma nuk jane edhe ne UP??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button