Pala e dytë gjithmonë duhet të jetë në tekst

Recension: “Miqtë politik” të Zoran Zaevit (FOTO)

Gazetari shpesh “noton” mbi ngjarje duke u munduar të raportojë bazuar në perceptimet e veta mbi ngjarjet e aspak në faktet me të cilat duhet ta saktësojë lajmin që e përcjell para opinionit, para të cilit duhet të bartë përgjegjësi. Në tekstin që recensojmë, ka etiketime për figura të caktuara, herë duke i përgjithësuar e në disa raste duke përmendur edhe emra.

download (1)Linku deri te artikulli origjinal: ““Miqtë politik” të Zoran Zaevit (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 04.02.2016

Data e recensionit: 12.02.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Ky tekst bazohet në një fotografi të vetme për të cilën autori shkruan ashtu si do ai pa u munduar që ta marrë për prononcim ndonjërin nga protagonistët e ngjarjes për ta sqaruar atë.

“Lideri i opozitës maqedonase sonte në një restorant në Shkup ka shtruar darkë për “këshilltarët” e vet. Në këtë tryezë duket edhe gazetari Muhamed Zekiri i cili siç shihet në foto është personi që mezi ka pritur selife me liderin e opozitës maqedonase.”

Autori e nis titullin me “Miqtë politik” të Zoran Zaevit, duke aluduar në gazetarët që janë në një darkë me liderin e LSDM-së,  dhe diku ka mesi i tekstit miqtë e Zaevit i shndërron në “këshilltarë”. Më pas ai spekulon, se këta të fundit mund të kenë biseduar për strategjitë e opozitës (pa thënë se për ç’strategji konkretisht e ka fjalën). Them spekulon sepse nuk kemi palën tjetër në tekst për të vërtetuar të thënat e autori. Asnjë nga ata që shihen në fotografi nuk është shfrytëzuar si burim. Teksti më pas mëton që ta argumentojë “senzacionin” me thashethemet nga rrjetet sociale, burim ky që jo gjithmonë është relevant për një tekst të mirëfilltë gazetaresk.

“Në rrjetet sociale, madje flitet se këta mund të jenë edhe “këshilltarët” e Zaevit ku mund të kenë biseduar për strategjitë e opozitës në të ardhmen si dhe për ligjin e mediave?!, njofton Tetovasot.”

Opinioni ka nevojë për raportim objektiv dhe jo subjektiv. Produktet që mëtojnë të jenë gazetareske pa qenë të plota, gjithëpërfshirëse, të bazuara në së paku dy burime dhe pa fakte nuk mund të jenë objektive dhe si të tilla bëhen komente të kamofluara me pamje lajmi, kështu duke e thyer parimin bazë të gazetarisë, e që është të qenurit objektiv.

“Gazetari duhet të sigurojë “palën e dytë”, respektivisht t’u jep mundësi të dy palëve të interesuara të produktit gazetaresk ta shprehin qëndrimin e tyre. Kjo edhe më tepër vjen në shprehje kur gazetari shpreh dyshime ose akuza ose kur dikush është objekt i sulmit apo kritikës”, thuhet në Kodin Etik të Gazetarisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button