Ademi: Më 24 prill dalim në shesh të burrave

Një Delegacion i lartë i BDI-së i kryesuar nga Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor dhe Ministër i Ekonomisë  Bekim Neziri, Ministri i Ambientit Jetësor Nurhan Izairi, i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, i Pushtetit Lokal Lirim Shabani mbrëmë kanë vizituar shtabin komunal në Bogovinë ku kanë realizuar takim me anëtarët e Shtabit dhe më aktivistë të BDI-së në këtë komunë.

Të pranishmëve iu drejtua edhe Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi i cili tha se BDI është konsoliduar dhe me 24 prill do shënoj edhe një fitore të madhe.

“Nuk ka asnjë dilemë për datën e zgjedhjeve, më 24 prill dalim në shesh të burrave. Radhët e BDI-së janë konsoliduar ekziston një disipline në radhët tona”, tha Ademi i cili shtoi se BDI është kundër përçarjes së votës shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button