Fansat e Beyonces donin performancë në Grammy

Tifozët e Beyonce u  ndanë të pakënaqur për një gjë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy – ata nuk e panë një performancë të këngëtares së tyre të preferuar.

Ka pasur shumë spekulime se gruaja e Jay Z do të dhuronte një performancë spektakël.

Edhe pse ajo doli në skenë e veshur me një fustan të bardhë që ngjasonte në atë të dasmës, ajo ishte vetëm për të paraqitur një çmim.

Ajo gjithashtu anashkaloi pjesën e parakalimit mbi tepihun e kuq, transmeton Klan Kosova.

Fansat në rrjetet sociale thanë se u ndanë të paknaqur me faktin se nuk e panë Beyoncen në një performancë.

“Ku janë Beyonce, Rihanna, Nicki Minaj dhe Drake”, kishte shkruat një fans.

“Nuk i pashë Beyoncen, Rihannan dhe Nicki Minaj. Ku janë? Kjo më bën që të shpresoj që ato do të realizojnë një videoklip së bashku”, ka shkruar një fans tjetër.

Fansat gjithashtu komentuan edhe për faktin se Rihanna u tërhoq nga performance e saj para se ajo të dilte në skenë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button